Bayern Munich ‘shokohet’ nga lajmi për Boatengun – Lajmi.net
Bayern Munich ‘shokohet’ nga lajmi për Boatengun
Autori: Lajmi.net BundesligaSport 13:31, 26 April 2018
Dëmtimi i Boatengut nuk përbën problem vetëm për Bayernin, por edhe për teknikun e Kombëtares Gjermane, Johachim Low.

Dëmtimi i Jerome Boateng në sfidën ndaj Realit, ka bërë që qendërmbrojtësi ta mbyllë sezonin përpara kohë.

Ky fakt ka shqetësuar jo pak kampin e bavarezëve, pasi shpresat për të arritur finalen e Kievit nuk janë shuar, pasi kanë ende në dispozicion edhe 90 minuta të tjera.

Dëmtimi i Boatengut nuk përbën problem vetëm për Bayernin, por edhe për teknikun e Kombëtares Gjermane, Johachim Low.

Kur kanë mbetur pak javë nga starti i Botërorit, teknikut të “Pancerave” do t’i duhet të mendojë për një tjetër alternativë në repartin e prapavijës, pasi Boateng pritet të mungojë për një periudhë nga 4 deri në 6 javë, madje afati i riaftësimit ndoshta mund të zgjasë më tepër, transmeton “SS”.

Qendërmbrojtësi i Bayernit është i dëmtuari i radhës që i prish jo pak punë formacionit të Gjermanisë, pasi edhe Manuel Neuer nuk jep garanci nëse do të jetë në formën e duhur, edhe pse ka rinisur stërvitjen me skuadrën e Bayernit.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO