Bayern Munich e gjen zëvendësuesin e Robbenit

Malcom ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Ligue 1.

Sport

27/02/2018 14:31

Malcom dhe Bayern Munich mund të lidhin një “martesë” me njëritjetrin në merkaton e verës.

Sulmuesi i Bordeaux ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Ligue 1 gjatë merkatos së verës dhe destinacioni i mundshëm pritet të jetë Gjermania.

Sipas mediave gjermane, drejtuesit e klubit bavarez kanë nisur kontaktet e para me francezët dhe me menaxherët e 22-vjeçarit, i cili me shumë mundësi do t’i bashkohet Bayern Munich gjatë verës.

Për momentin nuk bëhet e ditur shuma e ofruar nga bavarezët për kartonin e brazilianit.