Bayern Munchen – Jadon Sancho, ka ndodhur ‘çmenduria’

Jadon Sancho ishte shumë afër të kalonte te Bayern Munchen në vitin 2017.

Sport

14/11/2018 10:39

Jadon Sancho ishte kërkuar nga Bayern Munchen, por në fund ai vendosi të kaloj te Dortmundi.

Drejtosi sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, e ka pranuar se ata e kanë kërkuar talentin anglez, mirëpo që oferta ishte refuzuar.

“Është e vërtetë që Bayern Munchen e ka kërkuar Jadon Sanchon, pasi kemi bërë ofertë për të, mirëpo ajo ishte refuzuar”, ka thënë drejtori i skuadrës gjermane, përcjell “lajm.net”.

“Ne dëshironim që ai te jetë në skuadrën tonë, mirëpo ai vendosi që të kaloj te Dortmundi në vitin 2017, andaj ne i dëshirojmë fat”, ka përfunduar Hasan Salihamidzic. /Lajmi.net/