Batatina tërheq lojtarët nga fusha, pyet vëzhguesin për dënimin dhe i rikthen sërish

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë të bërë nga gjyqtari Bajram Gashi, tërhoqi lojtarët nga fusha, pranë rezultatit 1:0 për Drenicën.

Sport

18/03/2017 17:35

Por, në momentin kur i largoi nga fusha, shkoi dhe pyeti vëzhguesin Agim Hasani, se çfarë dënimi mund ta presë, shkruan Gazeta Olle nga vendi ngjarjes.

Hasani ia konfirmoi dënimin për heqjen e nëntë pikëve, dhe Batatina pa u hamendur më shumë riktheu sërish lojtarët në fushë.

Ndeshja e zhvilluar në “Bajram Aliu” prodhoi pesë kartonë të kuq, tre për Llapin dhe dy për Drenicën, kurse takimin e fituan drenicasit 2:0./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6