Bashkohet me djalin e kidnapuar para 15 vjetëve, falë një fotografie në Facebook

Një nënë nga Kalifornia dhe djali i saj adoleshent janë ribashkuar pas 15 viteve që kur ai u kidnapua nga ajo, dhe krejt kjo falë një fotografie të vjetër të familjes të postuar në Facebook.

Fun

06/07/2015 15:45

“Nuk kisha arsye për të besuar se do ta gjeja ndonjëherë djalin tim. Që kur e kam gjetur atë, e tërë jeta ime ka ndryshuar,” thotë ajo.

Hope Holland nuk e kishte parë djalin e saj që nga mosha 3-vjeçare, kur babai i tij e kishte kidnapuar atë dhe ishte larguar për në Meksiko.

Por, Hope mbajti shpresat dhe kurrë nuk u ndal së kërkuari djalin e saj, i cili ndodhi të ishte në kërkim të saj gjithashtu, transmeton Lajmi.net.

2A33BBC200000578-3148543-image-a-4_1435935495091

Ishte një kërkim në Facebook ai që përfundimisht i çoi ata në ribashkim. Vitin e kaluar në Meksiko, Jonathan kishte postuar një fotografi të vetës së tij me vëllain e madh në dush, me shpresë se ajo apo vëllai i tij më i madh do ta gjejë atë.