Basha publikon pamjet e arrestimit të kuksianëve

Teksa Edi Paloka i paraqiti pamjet e arrestimit të kuksianëve në deklaratën për median, ku u shpreh se nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa të lirohen, kreu i PD-së Lulzim Basha i ka postuar këto pamje në profilin e tij në Facebook, ku tha se kjo është thirrje “për një reagim popullor kundër padrejtësisë”.

Lajme

16/04/2018 17:52

“Ky krim shtetëror tregon qartë se në Shqipëri është instaluar një polici dhe prokurori politike dhe ekstraligjore, e cila shkel dhe dhunon të drejtat kushtetuese të qytetarëve shqiptarë sepse është vënë në shërbim të regjimit të Edi Ramës.

Misioni i këtyre institucioneve të kapura nuk është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, por lufta kundër çdokujt që rrezikon apo kundërshton regjimin e Edi Ramës”, shkruan Basha.