Baseli i shqiptarëve eliminon Liverpoolin (Video)

Baseli ka arritur një barazim 1-1 në Anfield, që ka qenë i mjaftueshëm për tu kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Sport

09/12/2014 22:39

Që në fillim të takimit mysafirët ishin më energjikë dhe më kërcënues. Në minutën e 25-të, pas një aksioni të mirë, Fabian Frei shënoi një gol të bukur për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Disa minuta më vonë, lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi shënoi një gol, por që nuk u pranua shkaku i pozitës jashtë loje.

Në minutën e 81-të, Steven Gerrard shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë, për të barazuar rezultatin dhe për ta bërë fundin më dramatik.

Barazimi i ka mjaftuar skuadrës zvicerane që të kalojë më tutje, pasi ka dy pikë më shumë se Liverpooli, i cili është duke kaluar nëpër një formë shumë të keqe në këtë sezon.

Video