Barzagli: Si ndalet Ronaldo?

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka thënë se ende nuk ka filluar të mendojë për Cristiano Ronaldon dhe duelet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/04/2015 21:22

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Andrea Barzagli ka thënë se është ende herët të mendojë për Cristiano Ronaldon dhe duelet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët dhe Los Blancos do të takohen në fazën tjetër të garës.

Por, Barzagli ka thënë se ka ende kohë të mendojë se si ta ndalë Ronaldon.

“Si ndalet Ronaldo? Sinqerisht nuk dua të mendoj tani. Kemi ndeshje tjera para Realit”, u shpreh Barzagli.