Bartra zbulon trajnerin e ri të Barcelonës (FOTO)

Marc Bartra ka përmendur një emër që mund të jetë trajner i Barcelonës në të ardhmen.

Sport

30/12/2016 09:05

Marc Bartra është larguar nga Barcelona duke ringjallur karrierën e tij në Borussia Dortmund.

Por, ai vazhdon të përcjell me interes zhvillimet te ish skuadra e tij.

Gjiganti katalan ka filluar kërkimin për një trajner të ri në rast se Luis Enrique nuk mbetet në detyrë pas përfundimit të këtij sezoni.

Kurse, Bartra ka përmendur trajnerin e Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel si opsion të mirë, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk e di se a do të ndodhë por Tuchel e ka profilin e duhur për të qenë trajner i Barcelonës”, deklaroi Bartra për “Sport”. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.