“A je kandidate për Presidente të Republikës a e një Ambasade?”, Kosumi kritikon Feride Rushitin për deklaratën

Ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, ka kritikuar ish-kandidaten e VV-së për presidente Feride Rushiti, e cila kur nuk u zgjodh presidente pasi seanca dështoi që nuk pati kuorum, tha se për këtë pozitë kishte marrë përkrahje edhe nga ambasadat e huaja. Në një paraqitje për RTV 21, Kosumi tha “ta zëmë si tha kandidatja për…

Lajme

04/05/2026 20:11

Ish-kryeministri i vendit, Bajram Kosumi, ka kritikuar ish-kandidaten e VV-së për presidente Feride Rushiti, e cila kur nuk u zgjodh presidente pasi seanca dështoi që nuk pati kuorum, tha se për këtë pozitë kishte marrë përkrahje edhe nga ambasadat e huaja.

Në një paraqitje për RTV 21, Kosumi tha “ta zëmë si tha kandidatja për presidente znj.Feride, tha mua më kanë propozuar OJQ-të dhe disa ambasada perëndimore..Ambasadat dolën e demantuan dhe po të jetë ashtu, ata nuk mund të thonë ne e kemi shty përpara”.

“E rëndësishme është pyetja a je ti kandidate për presidente apo të një ambasade tjetër”, shtoi ai.