Bartomeu zbulon “sekretin” e kontratës së Valverdes

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, ka zbuluar një detaj nga kontrata e Ernesto Valverdes.

Sport

22/10/2018 19:08

Bartomeu ka bërë të ditur se kontrata e spanjollit nuk skadon deri në vitin 2020, transmeton lajmi.net.

Deri më herët është besuar se Valverde ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2019, me opsion vazhdimi për një vit.

Megjithatë, të kundërtën tregoi sot presidenti i gjigantit katalunas.

“Valverde ka kontratë për këtë sezon dhe atë të ardhshmin, meqë ne kemi nënshkruar kontratë tre vjeçare” ka thënë Josep.

Gjatë dy javëve të kaluara është folur edhe për një largim të mundshëm të Valverdes nga klubi. /Lajmi.net/