Barcelona s’ka të ndalur, edhe një përforcim i ri pas Coutinhos

Yerry Mina pret konfirmimin e kalimit të tij te Barcelona gjatë kësaj jave, për t'u prezantua në fillim të javës së ardhshme.

Sport

10/01/2018 09:10

Barcelona synon të realizojë një tjetër përforcim të ri, pas ardhjes së Philippe Coutinhos nga Liverpool.

“Mundo Deportivo” raporton se brenda orësh ose disa ditësh mund të zyrtarizohet edhe blerja e mbrojtësit Yerry Mina nga Palmeiras.

Mina pret konfirmimin e kalimit të tij te Barcelona gjatë kësaj jave, për t’u prezantua në fillim të javës së ardhshme, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona me ardhjen e Minas synon ta kompensojë largimin e pritur të Javier Mascheranos, gjatë këtij afati kalimtar të janarit. /Lajmi.net/