Barcelona – Real Madrid, klauzolat e largimit të futbollistëve (FOTO)

Real Madridi mposht Barcelonën në ‘El Clasicon’ e klauzolave, pasi ato të futbollistëve të tyre janë shumë më të larta se të futbollistëve katalunas.

Sport

21/09/2017 23:59

Para disa viteve puna e klauzolave të largimit nuk është përmendur fare dhe ka qenë e panjohur për shumë njerëz të futbollit.

Por, tani klauzolat e futbollistëve janë diçka shumë e shpesh në futbollin e ditëve të sotme dhe shumë futbollistë kanë klauzola largimi në kontratat e tyre.

Klauzolat e largimit janë vendosur nga skuadrat për shkak të ndalimit të transferimeve të yjeve të tyre pa miratimin e tyre dhe me çmime të ulëta.

Skuadrat që kanë filluar këtë punë janë pikërisht dy gjigantët spanjoll, Real Madridi dhe Barcelona, të cilat edhe sot prijnë për nga numri i tyre.

Sipas një postimi nga mediumet spanjolle shihet se çdo futbollistë i këtyre skuadrave në kontratat e tyre ka edhe një klauzolë largimi.

Megjithatë, klauzolat e largimit të futbollistëve të Reali janë shumë më të larta se të atyre të Barcelonës.

Klauzolat e largimit të futbollistëve mbretëror peshojnë hiç më pak se 7 miliardë e 250 milionë euro, për dallim të atyre Blaugrana që kushtojnë plot 3 miliardë e 55 milionë euro.

Te kampioni në fuqi lojtarët me klauzolat më të larta janë Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale që kushtojnë plot 1000 milionë apo një miliard euro, të ndjekur nga Isco me 700 milionë dhe Luka Modric, Toni Kroos e Dani Cabellos me nga 500 milionë euro.

Ndërsa, te Barcelona lojtari me klauzolën më të lartë është transferimi i ri Ousmane Dembele me 400 milionë euro, i ndjekur nga Lionel Messi me 250 milonë euro dhe Andres Iniesta, Gerard Pique dhe Luis Suarez me nga 200 milionë euro. /Telegrafi/