Barcelona po e transferon ‘plakun’ e skuadrës nga Premierliga

Barcelona po mendon të bëjë një transferim shokues.

Sport

13/01/2019 09:46

Barcelona është duke tentuar transferimin e Fernando Llorentes nga Tottenhami.

Skuadra katalonase do ta largojë Denis Suarezin dhe Munir El Haddadin në këtë afat, andaj po e kërkon sulmuesin spanjoll, përcjell lajmi.net.

Llorente nuk po luan standard te Tottenham, andaj Barcelona e dëshiron atë si sulmues të dytë.

Spanjolli është i gatshëm që të largohet nga Spurs, kështu duke u lënë katalonasëve hapësirë për transferimin e tij. /Lajmi.net/