Barcelona me veprim të papritur rreth De Jong

Barcelona duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Frenkie De Jong.

Sport

22/01/2019 11:58

Barcelona është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Frenkie De Jong nga Ajazi në këtëafat kalimtar.

Edhe pse po rivalizohet nga PSG-ja dhe Manchester City, skuadra katalonase i do shërbimet e mesfushorit holandez, përcjell lajmi.net.

Barcelona fillimisht kishte ofruar 50 milionë euro për transferimin e De Jong, mirëpo ishte refuzuar nga Ajaxi.

SipasCatalunya Radio, blaugranasit e kanë rritur ofertën e tyre në 65 milionë euro, gjersa skuadra holandeze kërkon 80 milionë euro.

Barcelona mund të përfshijë në ofertë edhe bonuset, varësisht formës që tregon De Jong në Camp Nou. /Lajmi.net/