Barcelona; Liderja më e dobët në top 5 ligat evropiane

Barcelona është lidere e La Ligas, me 24 pikë të grumbulluara pas 12 xhirove.

Sport

12/11/2018 23:41

“Blaugranat” nuk kanë mbledhur kaq pak pikë në 12 xhiro që nga viti 2001-2002, kur drejtoheshin nga Frank Rijkaard, shkruan “AS”, transmeton lajmi.net.

Po atë vit, ishte Deportivo që udhëhiqte ligën me 23 pikë të tubuara, dhe që nga atëherë nuk ka pasur liderë më të “dobët” në La Liga.

Gjithashtu, Barca është liderja më e dobët nga të gjithë liderët e top 5 ligave evropiane këtë sezon.

Manchester City prinë në tabelën e Premierligës, me 32 pikë pas 12 xhirove.

Juventus në Serie A, si lider, grumbullon 34 pikë, poashtu pas 12 xhirove të luajtura.

Dortmund në Bundesliga ka grumbulluar 27 pikë, por ka të luajtur një ndeshje më pak se Barca.

Më së shumti pikë nga gjithë liderët numëron PSG. Kampionët në fuqi të Francës, numërojnë plot 39 pikë në 13 ndeshje. /Lajmi.net/