Barcelona kërkon Ramiresin

Barcelona kërkon mesfushorin e Chelseas, Ramires. Gjiganti katalan ka shprehur interesim për yllin e Blues dhe pritet të ofrojë 25 milionë euro për transferimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

26/04/2014 11:31

Barcelona është e interesuar për mesfushorin e Chelseas, Ramires.

Sipas tabloidit britanik Mirror, gjiganti katalan është i interesuar për angazhimin e përforcimeve, përfshirë repartin e mesfushës dhe Ramires është shfaqur si objektiv i ri i klubit nga Camp Nou.

Ramires i kushtoi Chelseas 25 milionë euro gjatë transferimit nga Benfica më 2010.

Ai është një prej futbollistëve kryesor në formacionin e Jose Mourinhos, mirëpo joshja për t’u transferuar në një klub si Barcelona mund të jetë përparësi për klubin katalan.

Sipas Mirror, Barcelona mund të jetë e gatshme që gjatë afatit kalimtar të verës të ofrojë saktësisht 25 milionë eurot e paguara nga Chelsea për blerjen e Ramiresit, dhe të shtojë ndonjë futbollist të talentuar që do të transferohej në formë huazimi në Stamford Bridge.