Barcelona i vendos klauzolë të “çmendur” Umtitit

Barcelona dhe Samuel Umtiti kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2023.

Sport

04/06/2018 18:44

Me vazhdimin e kontratës, Barcelona ka arritur edhe vlerën e klauzolës së mbrojtësit francez.

Me marrëveshjen e re, Samuel Umtiti kushton shumë më shtrenjtë se sa para nënshkrimit të kësaj kontrate.

Klauzola e lirimit të Umtiti, do të jetë hiq më pak se 500 milionë euro.

Në kontratën e vjetër, klauzola e Umtiti ishte vetëm 60 milionë euro./Lajmi.net/