Barcelona befason me përforcimin e parë të janarit (FOTO)

Barcelona e ka gati përforcimin e parë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

12/09/2017 11:41

Barcelona është duke planifikuar transferimin e mesfushorit të Nice, Jean Michael Seri gjatë afatit kalimtar të janarit.

E përditshmja sportive katalane “Sport” raporton se Seri pritet të jetë përforcimi i parë i klubit nga Camp Nou për vitin 2018, përcjell “lajmi.net”.

Seri ishte objektiv i Barcelonës edhe para fillimit të këtij edicioni.

Por, klubi katalan humbi kohë duke kërkuar pa sukses yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho. /Lajmi.net/