Barca thyen Levanten, shënon Lionel Messi

Barcelona ka shënuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Levantes.

Sport

17/01/2019 22:49

Pas dy golave të realizuara në pjesën e parë nga Ousmane Dembele, francezi shtoi edhe një asistim në pjesën e dytë.

Këtë e bëri për Lionel Messin, i cili realizoi golin e parë personal dhe të tretin në këtë takim për skuadrën e tij, në minutën e 54’, shkruan lajmi.net.

Barca aktualisht po udhëheq me rezultatin 3:0, (4:2 në total), rezultat ky që e dërgon në fazën tjetër të garave.

Më poshtë mund ta shihni golin e argjentinasit Messi. /Lajmi.net/