Balotelli përplaset me një fotograf

Një tjetër natë në diskotekë, një tjetër problem për Mario Balotellin. Sulmuesi i Milanit, i njohur për incidente në fushë dhe jashtë saj, është përplasur me një fotograf në klubin e natës, Covo di NordEst mes Santa Margheritas dhe Paraggit. Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, ylli i Rossonerëve – i lënduar në…

Sport

24/02/2014 10:02

Një tjetër natë në diskotekë, një tjetër problem për Mario Balotellin.

Sulmuesi i Milanit, i njohur për incidente në fushë dhe jashtë saj, është përplasur me një fotograf në klubin e natës, Covo di NordEst mes Santa Margheritas dhe Paraggit.

Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, ylli i Rossonerëve – i lënduar në krah, që e detyroi të mungonte në ballafaqimin kundër Sampdorias të dielën – vendosi të kalojë mbrëmjen në një diskotekë të qytetit të Genovas.

Mirëpo, atij fillimisht i pengoi prezenca e një fotografi të një agjencie nga Milano, derisa ishte në darkë, e pastaj me po të njëjtin person pati një përplasje në diskotekë.

Asgjë e madhe, apo e shndërruar në kontakt fizik, thjesht një tjetër rast që e gjen protagonist sulmuesin Balotelli, i njohur për gjëra të tilla.