Bale – Robben, këtë nuk e ka pritur askush në botë

Arjen Robben dhe Gareth Bale njihen si dy nga futbollistët që dëmtohen më shpesh.

Sport

25/04/2017 18:37

Gjithsesi statistikat e këtij sezoni tregojnë se holandezi edhe pse është 33 vjeç, është aktivizuar më shumë se 27-vjeçari Bale.

Në 45 ndeshjet e këtij sezoni të Bayernit, Robben ka qenë i pranishëm në 33 sfida, duke luajtur 2.370 minuta, 58.5% e kohës totale. Në 12 ndeshjet që nuk është aktivizuar, vetëm në 6 prej tyre shkak kanë qenë problemet fizike.

Krejtësisht e kundërta ndodh me Bale, që ka luajtur vetëm 26 ndeshje nga 51 sezonale të Realit, me 1.290 minuta, sa 40.5% e kohës totale. Nga 25 sfidat që nuk është aktivizuar, në 23 prej tyre mungesa ka qenë për shkak të dëmtimit.

Gjatë dy sezoneve të tij të fundit me skuadrën madrilene, Robben luajti 65 ndeshje nga 102 të mundshmet, ndërkohë që uellsiani ka luajtur 57 ndeshje të luajtura nga 103 të mundshmet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy