Bale me befasi të madhe para miqësores me Shqipërinë

Shqipëria dhe Uellsi, do të luajnë të martën në kuadër të miqësoreve.

Sport

18/11/2018 19:37

Shqipëria dhe Uellsi, kanë caktuar një miqësore për të martën e ardhshme, e që kjo ndeshje do të zhvillohet në ora 20:00.

Ndeshja që zhvillohet në ‘Elbasan Arena’, do të jetë vetëm një ndeshje lluksi, pasi tashmë Kombëtarja jonë ka përfunduar ndeshja e saj, përcjell “lajmi.net”.

Në këtë ndeshje, i pranishëm do të jetë edhe Gareth Bale, e që me vete do ta marr edhe një befasi të madhe.

Chris Gunter shpreson që Gareth Bale t’i huazojë avionin privat në mënyrë që ai të sjellë familjen e tij në Shqipëri me rastin e rekordit që do të vendosë në miqësoren.

Mbrojtësi i Reading ka hasur disa vështirësi për të transportuar familjen e tij në vendin tonë dhe duket se do t’i kërkojë ndihmë shokut të tij të përfaqësueses dhe yllit të Real Madrid, Gareth Bale, i cili ka në pronësi një “Cessna Citation XL Plus” me vlerë 9.35 milionë sterlina. /Lajmi.net/