Bale frikëson Realin

Real Madrid frikësohet nga një lëndim i yllit Gareth Bale në paraqitjen për Kombëtaren e Uellsit në ndeshjen kundër Andorrës në fushë artificiale, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016.

Sport

04/09/2014 10:00

Real Madrid është i brengosur për yllin Gareth Balei cili është ftuar nga Kombëtarja e Uellsit për ndeshjen kundër Andorrës, e para për kualifikim në Euro 2016.

Arsyeja? Ballafaqimi në udhëtim do të zhvillohet në një fushë artificiale dhe drejtuesit e gjigantit spanjoll frikësohen nga ndonjë lëndim eventual duke pasur parasysh se Bale është vazhdimisht cak i kundërshtarëve, raporton “As”.

Uellsi gjendet në Grupin B me Belgjikën, Bosnjën e Hercegovinën, Qipron, Izraelin dhe Andorrën. Por, selektori Chris Coleman i ka dërguar një përgjigje Realit.

“Gareth duhet të jetë aty dhe ju duhet ta pranoni”. Por, Carlo Ancelotti qëndron i brengosur.

Me një skuadër të destabilizuar pas largimeve të Angel Di Marias e Xabi Alonsos, me Cristiano Ronaldon jashtë formës ideale fizike, Sami Khediran e lënduar për dy muaj, ekziston frika e ndonjë problemi për Balen.