Babai rrah në gjykatë vrasësin e të bijës (Video)

Ky është momenti kur një baba i tërbuar sulmoi në sallën e gjyqit një person, që po gjykohej për vrasjen e të bijës trevjeçare.

Fun

31/08/2015 21:14

Ngjarja ndodhi në një gjykatë në SHBA. Dwayne Smith nuk u përmbajt dot dhe goditi Clifford Thomas.

Vajza e Dëayne, Jamila, vdiq shtatorin e shkuar, kur nëna e saj, Jasmine Gordon dhe i shoqi, Clifford Thomas e dërguan në spital pasi nuk merrte dot frymë.

Ekspertët zbuluan më vonë se ishte vrasje. Sipas tyre, Thomas kishte abuzuar fizikisht me vajzën.

Gjyqi rinisi më vonë, ndërsa ndaj Smith nuk u mor një masë. Gjykata i shpalli fajtorë çiftin dhe i dënoi me 25 dhe 15 vite burg./telegrafi

YouTube player