Babai flet për të ardhmen e Lorikut

Babai i Lorik Canës, Agim Cana në një intervsitë për Lalaziosiamonoi.it ka thënë se kapiteni i Shqipërisë ndihet shumë mirë te skuadra italiane, duke shtuar se ata ende nuk kanë marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij.

Sport

25/12/2014 15:23

Lorik Cana ndihet mirë të Lazio, mirëpo ai mund të largohet nga skuadra italiane në të ardhmen, këtë gjë e ka thënë babai i tij, duke mos treguar saktësisht ndonjë kohë kur do të ndodhë një gjë e tillë.

“Cana ka edhe një vit e gjysmë në kontratën e tij me Lazion. Ai është mirë te kjo skuadër dhe pothuajse luan në çdo takim. Sidoqoftë, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtare për të ardhmen e tij”, tha Agimi.

“Ai mund të luaj edhe dy apo tre vite tjera në ndonjë skuadër të Gjermanisë. Ne kemi kontake me disa skuadra, por ato mbesin vetëm kontakte dhe asgjë më shumë. Jemi të fokusuar te Lazio dhe dëshirojmë të përfundojmë sa më lartë në tabelën e Serie A”, përfundoi Agimi.