Baba transferohet te Chelsea?

Mediat italiane raportojnë se mbrojtësi i Wolfsburgut, Rahman Baba është transferuar te skuadra e Chelseas.

Sport

10/08/2015 17:36

Rahman Baba është transferuar te Chelsea, kështu ka raportuar eksperti i tregut të transferimeve të lojtarëve, Gianluca Di Marzio.

Raportohet se Chelsea për transferimin e këtij lojtari do të paguajë 20 milionë euro plus 5 milionë euro për bonuse.

Mbrojtësi ganez pritet të luftojë me Cesar Azpilicuetën për të fituar një vend në formacionin startues në krahun e majtë të mbrojtjes.