Avioni misterioz habit turistët në Bali, mister mënyra se si arriti aty – Lajmi.net
Avioni misterioz habit turistët në Bali, mister mënyra se si arriti aty
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 16:18, 23 February 2018
Turistët po fluturojnë për të parë një avion të braktisur Boeing në mes të fushës në ishullin e Balit në Indonezi, por askush nuk është i sigurt se si ka arritur ai atje.

Boeing 737 që u shfaq në një “copë toke” dhe është bërë një mister pasi aeroplani gjigant në fakt duket se është “hedhur” në atë vend sepse nuk ka një person që mund të shpjegojë pamjen e tij të rrallë.

Nuk dihet kur Boeing 737 u ul në këtë copë toke, por nga pamja e aeroplanit besohet se ka qenë atje për një kohë.

Rrethuar nga pemët, kontejnerët e anijeve dhe një kasolle, avioni qëndron në një hendek të madh, vetëm pas autostradës Raya Nusa Dua Selatan.

Dhe tani po bëhet një pikë e nxehtë për turistët që kanë dëgjuar për misterin dhe po udhëtojnë për atje.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO