Avatar në vend të policëve në kufi – Lajmi.net
Avatar në vend të policëve në kufi
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 14:35, 9 November 2018
Ai që do të dojë të hyjë në Bashkimin Evropian në të ardhmen nuk do të takojë në kufi një njeri prej mishi e gjaku, por një nëpunës policie të krijuar nga kompjuteri.

Avatari do të verifikojë nga njëra anë dokumentat e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare. Nga ana tjetër ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen.

Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve nëse ata thonë të vërtetën. Nëse programi mendon se udhëtari thotë të vërtetën, kontrolli pasues nga një nëpunës i vërtetë kufiri është i shkurtër, transmeton top channel.

Përndryshe, verifikimi që pason është i gjerë. Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi. Nëpunësi i kufirit që përfaqësohet nga kompjuteri, duke përfshirë një test automatik për gënjeshtra, është pjesë e projektit kërkimor iBorderControl.

Synimi është që kontrollet në hyrje të BE-së të përshpejtohen dhe të bëhen më të sigurta. Çdo vit në BE hyjnë 700 milionë vetë dhe tendenca është në rritje. Migrantët dhe kriminelët që duan ta kalojnë ilegalisht kufirin synohet që të konstatohen më lehtë përmes sistemit.

Projekti kushton 4.5 milionë euro, ndërkohë që ekspertë të pavarur dyshojnë se ai do të ketë sukses.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO