Automobili me inteligjencës artificiale ka mësuar vozitjen dhe del nga kontrolli – Lajmi.net
Automobili me inteligjencës artificiale ka mësuar vozitjen dhe del nga kontrolli
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 21:54, 19 April 2017
Në revistën e Institutit prestigjioz Amerikan të Teknologjisë në Massachusetts “MIT Technology Review” është botuar një artikull i titulluar "sekretet e errëta në zemër të inteligjencës artificiale", i cili thotë se "askush nuk e di se si punojnë algoritmet më të avancuara në atë që bëjnë"

“Ky mund të jetë një problem”, thuhet në tekst.

Thuhet se “vitin e kaluar, një makinë e çuditshme që menaxhon veten është lëshuar në rrugë e qetë në Monmouth County në shtetin e New Jersey”.

“Automjeti eksperimental i zhvilluar nga hulumtuesit e prodhuesit të çipave në “Invidia” nuk ishte i ndryshëm nga makinat e tjera autonome, por nuk tregonte aspak në diçka si “Google”, “Tesla” dhe “General Motors” dhe tregoi fuqinë në rritje të inteligjencës artificiale”, thuhet në artikullin e “MIT Technology Review”.

Theksohet se “makina nuk ka ndjekur asnjë nga instruksionet që i kishte dhënë inxhinieri apo programuesi”.

“Në vend të kësaj, në tërësi u mbështet në algoritmin me të cilin ai mësoi vetëveten duke shikuar njeriun se si e bën këtë. Sigurimi që makina të drejtohet në këtë mënyrë ishte një arritje mbresëlënëse. Por në të njëjtën kohë, na fut pak dhe në siklet, sepse nuk është plotësisht e qartë se si makina i merr vendimet”, thuhet në tekst.

Thuhet se “të dhënat nga sensorët e automjetit shkojnë direkt në një rrjet të gjerë të neuroneve artificiale që përpunojnë informacionin dhe pastaj i japin komandat e nevojshme për të menaxhuar timonin, frenat dhe sistemet e tjera”.

“Rezultati duket të jetë në përputhje me reagimet që ju do të prisnit nga një shofer njerëzor Por, çfarë nëse një ditë ky automobil bën diçka të papritur – godet një pemë, ndalet kur është drita e gjelbër në semafor? Siç qëndrojnë gjërat tani, do të jetë e vështirë të kuptohet se pse e bëri këtë. Sistemi është aq kompleks sa që edhe inxhinierët që e projektuan atë mund t’a kenë të vështirë për të izoluar ndonjë arsye të vetme të veprimit”, thotë teksti i revistës “Massachusetts Institute of Technology”.

Revista tha se një mister të ngjashëm e shkakton programit “Deep Patient”, i zbatohen në spitalin Mount Sinai Hospital në Neë York dhe vlerëson shumë saktë sëmundjet e pacientëve, pa ndonjë ndikim apo ndërhyrje nga një mjekët ose personelit tjetër mjekësor./GazetaExpress/.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play 8 Ball Pool
  • Play iStunt 2
  • Play Urban Basketball