Australi, kuzhinieri vret dhe gatuan të dashurën

Një kuzhinier australian ka vrarë dhe ka gatuar të dashurën e tij përpara se të vriste veten duke prerë fytin. Trupi i ndarë në pjesë i vajzës fatkeqe u gjet në apartamentin e tij pasi fqinjët lajmëruan policinë kur nga banesa nisi të vinte një erë shumë e rëndë. 

Fun

06/10/2014 20:02

Efektivët e policisë gjetën pjesë të trupit të të dashurës së 28-vjeçarit Marcus Volke në sobë dhe pjesë të tjera trupi të një prostitute në disa kazane jashtë shtëpisë së kuzhinierit.

Sipas policisë, Volke u arratis nga ballkoni kur po vinte policia dhe u fsheh në një rrugicë, aty ku vrau veten, transmeton top-channel.