Audi R8 bëhet hi në Londër

Çfarë nuk është në rregull me veturat e reja? Kemi parë edhe shumë të tjera ditëve më parë që janë djegur dhe janë bërë hi, pasi që motori i tyre ka marrë flakë, kështu duke dëmtuar pjesën më të madhe të veturës.

Auto & Tek

23/07/2014 22:39

Kjo ka ndodhur edhe me Audi R8 në Londër. Londra njihet si një qytet shumë i pasur me super-vetura, me vetura tejet luksoze dhe tejet të shpejta që i bëjnë konkurencë njëra-tjetrës nëpër kryeqytetin britanez.

Përveç specifikave që po i kanë të përbashkëta këto super-vetura, ato po i kanë të përbashkëta edhe dështimet e tyre në motor.

Një pamje për keqardhje është kjo e Audi R8 V10, e cila është djegur pothuajse tërësisht pasi që e ka kapur një zjarrë masiv nga prapa.

Nuk raportohet ende se çka e shkaktoi zjarrin në veturë, por duket se motori i veturës morri flakë, duke e djegur gati tërë veturën nga ana e pasme e saj.