Audi do t’i rifreskojë të gjitha modelet A6 për vitin 2015

Debutimi publik i modeleve të rifresukara do të bëhet në Paris.

Auto & Tek

05/09/2014 01:20

Audi ka zbuluar se do të përmirësojë një seri të modeleve A6 të gjeneratës së katërt, me një rang të përfitimeve në dizajn të jashtëm, poashtu në motor dhe sistem të transmisionit, transmeton Lajmi.net.

Ndryshimi do t’i përfshijë modelet A6, S6, A6 Avant, A6 Allroad dhe një numër të RS6 Avant.

Përmirësimet vizuele janë tejet modeste, me ca rrudha të mprehura, grilë më të ngurtë dhe tuba të ri-dizajnuar të mamitave.

Të gjitha modelet A6 do të rriten në fuqi të motorit dhe pasi që të debutojnë në Paris muajin e ardhshëm, Audi A6 2015 do të shkojë në shitje në Evropë.