Aubameyang me lajm të keq për Real Madridin

Pierre Emerick Aubameyang ka komentuar spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.

Sport

22/09/2017 13:16

Pierre Emerick Aubameyang nuk pret të transferohet në Real Madrid gjatë vitit 2018.

Sulmuesi i Borussia Dortmund ishte objektiv i klubit madrilen gjatë vitit të fundit. Por, ai nuk beson se do ta realizojë kalimin në Santiago Bernabeu, në të ardhmen e afërt.

“Nuk besoj se Real Madrid është ende i interesuar në mua”, u shpreh Aubameyang për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Aubameyang kërkohej edhe nga Milan por nuk u largua nga Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/