Aubameyang lojtar i Arsenalit?

Pierre-Emerick Aubameyang karrierën do ta vazhdojë në Premierligë.

Sport

28/01/2018 23:42

Skuadra e Arsenalit dhe ajo e Borussia Dortmundit, pas shumë negociatave kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit nga Gaboni në ‘Emirates Stadium’.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet kryesore gjermane.

Sulmuesi 28 vjeçar do t’i kushtojë Arsenalit 63 milionë euro, ndërsa do të nënshkruajë kontratë prej tre vite e gjysmë, nga e cila do të përfitojë 180 mijë funte në javë./Lajmi.net/