Atletico ‘fundos’ Porton

Edhe pse ishin në disavantazh, Atletico Madrid arriti të fitojë kundër Portos në duelin e xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Kampionëve. Jackson Martines kaloi vendasit në epërsi në minutën e 16-të, por Diego Godin barazoi për mysafirët në minutën e 58-të. Kurse, golin e triumfit të madh të skuadrës së Diego…

Sport

01/10/2013 21:39

Edhe pse ishin në disavantazh, Atletico Madrid arriti të fitojë kundër Portos në duelin e xhiros së dytë në Grupin G në Ligën e Kampionëve.

Jackson Martines kaloi vendasit në epërsi në minutën e 16-të, por Diego Godin barazoi për mysafirët në minutën e 58-të. Kurse, golin e triumfit të madh të skuadrës së Diego Simeones e realizoi mesfushori turk Arda Turan në minutën e 86-të.

Atletico kryeson me gjashtë pikë, tri më tepër se Porto. Kurse, në duelin tjetër, Zenit St Petersburg dhe Austria e Vjenës u ndanë pa gola 0-0.