Atlasi, roboti që vrapon dhe kapërcen pengesat sikurse njeriu (Video)

Inxhinierëve të kompanisë “Boston Dynamics” u janë dashur tri vite që të arrijnë qëllimin e tyre – të krijojnë robotin që mund të vrapoj dhe bëjë ushtrime sikur një njeri, shkruan Guardian.

Auto & Tek

11/05/2018 18:30

Fshehja nga robotët tani është një mision i pamundur, pasi që roboti i quajtur Atlas tani mund të imitoj lëvizjet e një njeriu  pa ndonjë problem, madje ai mund të kaloj pengesat që i dalin përpara kur është në natyrë duke vrapuar, transmeton Telegrafi.

Tre vite më parë Boston Dynamics kishin arritur ta krijojnë një robot që vrapon me ndihmën e një makinerie përcjellëse, ndërsa tani kanë krijuar robotin me pamje të njeriut që vrapon dhe fal sensorëve të avancuar detekton pengesat që i dalin përpara që i kalon pa ndonjë problem.

Videoja e publikuar më poshtë shfaq Atlasin duke vrapuar që sipas krijuesve të tij e kanë përshkruar si ushtrime mëngjesi. Ai madje me raste mund të vrapojë edhe me shpejtësi të madhe, ndërsa lëvizjet e tij janë shumë të ngjashme me ato të njeriut.

Atlasi i ri është më i vogël sesa paraardhësi që kishte katër këmbë, dhe peshon 80 kilogramë ndërsa gjatësia e tij është 1.75 metra.

YouTube player