Atalanta në garë për Gashin

Shkëlzen Gashi pritet të largohet nga Baseli për shkak të minutazhës së vogël për lojë, ndërsa interesimi më i madh për të po vije nga Italia.

Sport

04/01/2016 10:58

Garës për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, i është shtuar edhe skuadra e Atalantas, përcjell Lajmi.net nga mediet italiane.

Në rast se e dëshiron sulmuesin shqiptar në radhët e veta, Atalanta duhet t’ia paguajë Baselit rreth 4 milionë euro.

Për të janë interesuar edhe skuadrat tjera nga Serie A, Chievo, Verona dhe Torino.