Ata janë shqiptarë

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj ka insistuar se Shqipëria nuk i frikësohet Zvicrës para duelit të tyre të premten në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014. Mavraj, i rikthyer nga lëndimi i cili e pamundësoi të luajë në dy duelet e shkuara kundër Sllovenisë dhe Islandës, ka theksuar se ekipi kuqezi nuk duhet t’i…

Sport

10/10/2013 11:50

Qendërmbrojtësi Mërgim Mavraj ka insistuar se Shqipëria nuk i frikësohet Zvicrës para duelit të tyre të premten në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Mavraj, i rikthyer nga lëndimi i cili e pamundësoi të luajë në dy duelet e shkuara kundër Sllovenisë dhe Islandës, ka theksuar se ekipi kuqezi nuk duhet t’i druhet aspak kundërshtarit.

“Nuk i trembem askujt te kjo skuadër. Kombëtarja jonë e ka treguar veten, aq më tepër në fushën tonë, ku kemi edhe mbështetjen e tifozëve. Çdo kundërshtar e ka shumë të vështirëme ne në ‘Qemal Stafa’, Zvicra apo kushdo qoftë. Synimi ynë është fitorja, pa ditur se me kë skuadër do të luajmë. Natyrisht, unë e vlerësoj kundërshtarin, por nuk i druhem aspak”, deklaroi Mavraj gjatë konferencës për shtyp.

Mavraj komentoi edhe paraqitjen e shqiptarëve, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka e të tjerëve në ekipin helvetik.

“Ndoshta ata kanë pak frikë për atmosferën, por janë profesionistë dhe kanë luajtur në stadiume edhe më të mëdha. Unë personalisht do të isha shumë i gëzuar nëse Shaqiri, Xhaka, Behrami, Mehmedi etj., do të priteshin në mënyrën më të mirë në Qemal Stafa. Ata janë shqiptarë dhe ne duhet të krenohemi me ta”, është shprehur Mavraj, i cili kërkoi që futbollistët shqiptarë të Zvicrës të mos paragjykohen për zgjedhjen që kanë bërë”, u shpreh anëtari i Greuther Furth.