ASUS prezantoi tabletët më të hollë Windows

Kur bëhet fjalë për platformën Windows, 2014 ishte padyshim viti i pajisjeve me çmim të ulët. Telefonat Windows, tabletët dhe kompjuterët u përhapën në treg gjatë këtij viti. Edhe ASUS prezantoi tabletin e ri Windows 8.1 në nëntor.

Auto & Tek

07/01/2015 12:03

Kur bëhet fjalë për platformën Windows, 2014 ishte padyshim viti i pajisjeve me çmim të ulët. Telefonat Windows, tabletët dhe kompjuterët u përhapën në treg gjatë këtij viti. Edhe ASUS prezantoi tabletin e ri Windows 8.1 në nëntor.

Pajisjet më të fundit nga ASUS kanë parametra shumë të mira dhe një dizajn të veçantë. Tabletët e serisë Transformer Book Chi mund të transformohen shumë lehtë në kompjuterë nëpërmjet lidhjes me një tastierë.

T90 Chi është sipas ASUS-it tableti më i hollë në botë, vetëm 7.5 mm i hollë, me ekran 8.9 inç. ASUS ka krijuar katër versione të këtij tableti, të cilat përmbajnë procesorët Intel Core M.

T90 Chi
Ekran 8.9 inç me rezolucion 1280×800 pikselë
2GB RAM
32GB / 64GB hapësirë të brendshme
299 dollarë

T100 Chi
Ekran 10.1-inç me rezolucion 1920×1200 pikselë
2GB RAM
64GB hapësirë të brendshme
399 dollarë

T300 Chi HD
Ekran 12.5 inç me rezolucion 1920×1200 pikselë
4GB / 8GB RAM
128GB hapësirë të brendshme
699 dollarë

T300 Chi WQHD
Ekran 12.5 inç me rezolucion 2560×1440 pikselë
4GB / 8GB RAM
128GB hapësirë të brendshme
799 dollarë

Secili tablet ka edhe një tastierë që lidhet me Bluetooth.

/krokodili.al