Asteroidi sot i afrohet tokës, por a do të shkaktojë dëm

Asteroidi “2012 TC4” sot do të kalojë pranë Tokës edhe atë në distancë sa tre e gjysëm diametra të saj, respektivisht një e nënta e distancës mes planetit tonë dhe Hënës.

Fun

12/10/2017 10:00

Distanca me planetin tonë do të jetë 44 mijë kilometra. Por pavarësisht kësaj, as këtë herë për fat të mirë asteroidi i kategorisë Apollo, nuk do të shkaktojë problem.

Astronomët kanë llogaritur se mundësia për prekje me planetin tonë është e një përqindjeje ekstremisht të vogël: 0,00055 për qind.

​Asteroidi TC4 kaloi 95 mijë kilometra pranë Tokës në tetorin e 5 viteve më parë.

Majkëll Keli, shkencëtar i programit dhe shtabi i NASA-s për fushatën e vëzhgimit të TC4, tha se “shkencëtarët gjithmonë e kanë vlerësuar njohjen kur një asteroid do të bëjë një qasje të afërt dhe të kalojë në mënyrë të sigurt në Tokë, sepse ata mund të bëjnë përgatitjet për të mbledhur të dhëna për të karakterizuar dhe mësuar sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me të”.

Ai shtoi më tej se rruga e asteroidit është përshkruar si një ‘humbje e ngushtë’ nga shkencëtarët, pasi, në terma astronomikë, është një fije floku larg.

Një asteroid me parametra dhe cilësi të ngjashme në vitin 2013 ka bërë kaos në Rusi, afër qytetit Çelabinsk, edhe pse me këtë rast trupi u shpërnda në atmosferë.

Atëherë 1.500 persona u lënduan, ndërsa 7.000 ndërsa janë dëmtuar.

Shpërthimi i asteroidit, i cili prej 109 vjetëve e goditi Siberinë, ka rrafshuar me tokën hapësirë prej 20.000 metra katror. Diametri i këtij objekti ka qenë 40 metra.

Sipas statistikës katastrofat e këtilla ndodhin një herë në 300 vjet. /alsat-m/