Askush si Ribery

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar Franck Riberyn dhe shpirtin luftarak të mesfushorit francez. Ylli i gjigantit bavarez ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar në edicionin e deritashëm duke realizuar gjashtë gola dhe krijuar tetë të tjerë në 13 paraqitje. Megjithatë, nuk është kontributi i Riberys në posedim ai që ka…

Sport

07/01/2014 12:00

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka lavdëruar Franck Riberyn dhe shpirtin luftarak të mesfushorit francez.

Ylli i gjigantit bavarez ka qenë një prej futbollistëve më të dalluar në edicionin e deritashëm duke realizuar gjashtë gola dhe krijuar tetë të tjerë në 13 paraqitje.

Megjithatë, nuk është kontributi i Riberys në posedim ai që ka impresionuar Guardiolën pasi ish trajneri i Barcelonës e ka veçuar atë për punën e madhe që bënë kur nuk është në posedim të topit.

“Kurrë nuk kam parë një futbollist të karakterit dhe nivelit të Riberys”, deklaroi Guardiola për të përditshmen gjermane Bild.

“Mënyra si lufton dhe vrapon për ekipin është e jashtëzakonshme. Është nder për mua të jem trajner i tij”, u shpreh Guardiola.

Ribery është një prej tre finalistëve në garë për Topin e Artë 2013 së bashku me dy yjet e La Ligës, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.