Askush si Ramsey

Arsene Wenger ka përkrahur Aaron Ramseyn të triumfojë çmimet individuale në fund të sezonit. Ylli uellsian ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni dhe ishte më meritori në fitoren e Arsenalit në udhëtim te Cardiff me rezultat 3:0 të shtunën, kur realizoi golin e tij të 13’të në të gjitha garat. Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney,…

Sport

02/12/2013 10:03

Arsene Wenger ka përkrahur Aaron Ramseyn të triumfojë çmimet individuale në fund të sezonit. Ylli uellsian ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni dhe ishte më meritori në fitoren e Arsenalit në udhëtim te Cardiff me rezultat 3:0 të shtunën, kur realizoi golin e tij të 13’të në të gjitha garat.

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ai i Liverpoolit, Luis Suarez dhe ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero janë po ashtu në mesin e atyre që janë veçuar me paraqitje të mira këtë edicion.

Por, Wenger beson se Ramsey do të triumfojë në fund të sezonit në garë për futbollistin më të mirë të vitit në Premierligë.

“Ai ka qenë i shkëlqyeshëm deri më tani. Nëse vazhdon të luajë kështu, sigurisht se do të shpallet futbollisti i vitit, por ende ka kaluar vetëm një çerek i sezonit”, deklaroi Wenger.

“Më duhet të jem i kujdesshëm me të, t’i jap sado pak pushim sepse na pret një orar i ngjeshur”, u shpreh francezi.