Asgjë nuk është e pamundur (Foto)

Në muajin mars të vitit të kaluar, Alysha Frigo arriti peshën 90 kilogramëve dhe ndihej e pashëndetshme dhe e palumtur me pamjen e saj.

Fun

30/08/2017 00:14

Mamaja 35-vjeçare kishte mbajtur dietë strikte për të rënë nga pesha pas lindjes së djalit të saj, sot tre vjeç, por ndërsa priste që të humbiste peshë, ajo po shtonte.

E vendosur për të humbur kilet e tepërta, Alysha iu bashkua një programi televiziv që promovon marrjen me palestër dhe shfaq arritjet e njerëzve nga ky proces, ajo premtoi se me ndihmën e tyre pas 12 muajsh do të garonte për bodybuilder. Një vit më pas, Alysha, e cila ka humbur 30 kg nga ky proces, ka dalë sërish në ekran me premtimin e mbajtur, duke përçuar edh emesazhin se asgjë nuk është e pamundur, mjafton vullneti dhe dëshira për t’i arritur ato. /Lajmi.net/