Artisti francez sjell një ekspozitë unike në Berlin

Muzeu i njohur berlinez Martin Gropius Bau ka hapur dyert e një ekspozite artistike shumë unike.

Fun

26/05/2018 10:28

Në fakt vet godina e muzeut e dizajnuar nga Martin Gropius e përfunduar në vitin 1881 është një vepër artistike në vete. Pas dy vitesh punë artisti francez Filipe Parreno arriti me sukses ta sjell në realitet instalacionin më të madh artistik solo në këtë muze. Ekspozita vjen me titullin “ Dhoma im është një tjetër vazo peshku”. Në dysheme paraqitet një pishinë e zezë ndërkohë shfaqja plotësohet nga zëra dhe kuadrot LED, të gjitha këto krijojnë një iluzion interesant. Artisti jep një përkufizim interesant për atë se çfarë ai dëshiron të përcjell me këtë instalim artistik.

“Këto vendime i merr duke e lexuar hapësirën, e keni parasysh është orientim: Jug ose perëndim, klima në të cilën shfaqja zhvillohet. Në këtë rast bëhet fjalë për një shfaqje verore prandaj kemi këtu kondicioner ajri, kemi përfshirë ajër të ftohtë në këtë hapësirë por kemi edhe temperaturat e ngrohta që vijnë nga dritaret dhe zërat. Pra gjithçka fillon me të lexuar hapësirën në momentin që shfaqja fillon. Kështu e kam shkruar skicën time”, u shpreh Filipe Parreno, artist.

Ekspozita e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë artdashësve do të jetë e hapur për publikun deri me 25 gusht të këtij viti.