Arsyetimi i Mourinhos: Unitedi ekip pa traditë në Evropë

Jose Mourinho ka arsyetuar eliminimin e Manchester United nga Liga e Kampionëve.

Sport

16/03/2018 16:15

Manchester United, është eliminuar në 1/16 të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Sevilla, edhe pse ndeshjen e parë barazuan pa gola në Spanjë.

Portugezi në konferencë për shtyp duke arsyetuar eliminimin ka thënë se Manchester United është shndërruar në një ekip pa traditë në Evropë, duke përshkruar rrugëtimin e tyre viteve të fundit.

“Është një gjë që quhet traditë. Që nga finalja e 2011-ës, United është eliminuar në fazën me grupe në 2012-ën. Ishte një grup i ngjashëm me atë të këtij viti. Në 2013-ën është eliminuar në Old Trafford, në 1/8-at. Unë drejtoja ekipin tjetër”, ka deklaruar Mourinho në konferencë për shtyp.

“Në 2014-ën është eliminuar në çerekfinale. Në 2015-ën nuk ka luajtur në Evropë. Në 2016-ën është kthyer në Ligën e Kampionëve dhe është eliminuar në fazën me grupe dhe më pas ka ardhur eliminimi në Ligën e Evropës.

“Në vitin 2017 kemi luajtur në Ligën e Evropës,  kemi fituar dhe jemi kthyer në Ligën e Kampionëve. Në vitin 2018 kemi fituar grupin me 15 pikë dhe jemi eliminuar në shtëpi, në 1/8-at. Shtatë vite, katër trajnerë të ndryshëm, një sezon jashtë Evropës. Arritja më e mirë ka qenë çerekfinalja. Kjo është tradita e klubit”./Lajmi.net/