Arsyeja interesante pse Aguero dhe Jesus nuk mund të luajnë së bashku

Pep Guardiola është trajneri me alternativat më të mirë për fazën e sulmit në Premierligë.

Sport

20/11/2017 17:34

Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus, janë dy sulmuesit e Manchester Cityt, që kanë shënuar nga tetë gola këtë edicion, dhe vetëm Salah i Liverpoolit me nëntë gola, ka shënuar më shumë se ata.

Edhe pse të dy po gëzojnë një formë të lartë, ata nuk munden të luajnë së bashku në sulmin e Cityt, dhe për këtë, Pep Guardiola ka një arsye.

Mungesa e Benjamin Mendy shkaku i lëndimit, ka bërë që Guardiola të mos mund të luajë me Agueron dhe Jesusin në sulm.

“Të dy kanë cilësi të ndryshme – ata e meritojnë të luajnë”, tha Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Feyenoord.

“Ata kanë shumë lojëra përpara dhe duhet të jenë gati. Është një vendim shumë i vështirë”.

“Kur kemi Mendyn anësor, ai mund të depërtojë dhe të hyjë brenda në zonë. Fabian Delph nuk mund ta bëjë këtë. Pa Mendy, Sane duhet të luajë në krah, prandaj Aguero dhe Jesus nuk mund të luajnë së bashku”./Lajmi.net/