Arsyeja interesante për të cilën Zidane u largua nga Real Madrid

Zinedine Zidane thjesht duhej të largohej nga Real Madrid këtë verë.

Sport

09/10/2018 18:56

Kështu ka thënë agjenti i trajnerit francez, i cili po ashtu ka folur edhe për mundësitë që klienti i tij ka për marrjen e drejtimit të Manchester United.

Zidane befasoi të gjithë këtë verë duke u larguar nga Real Madrid, pesë ditë pas triumfit historik në Ligën e Kampionëve, ku munden 3:1 Liverpoolin në finalen e Kievit.

“Ai ishte i harxhuar emocionalisht”, ka thënë Alain Migliaccio, agjenti i trajnerit Zinedine Zidane, derisa komentonte largimin e këtij të fundit nga Real Madrid.

“Ai ka zgjedhur të pushojë një vit dhe nuk do kthehet”, ka shtuar ai, duke hedhur poshtë mundësitë për një marrëveshje të francezit me Manchester Unitedin si pasues i Jose Mourinhos./Lajmi.net/