Arsenali transferon shokun e Shaqirit
Arsenali ka siguruar transferimin e sulmuesit Josip Drmic nga Nurnberg, ka njoftuar televizioni Sky i Gjermanisë. Lajmi u bë i dytir nga Lothar Matthaus dhe u publikua në Twitter nga kolegu dhe ish sulmuesi i Sëindon dhe Middlesbrough, Jan Aage Fjortoft. 21-vjeçari Drmic spekulohej me transferim në Emirates në periudhën e fundit, pas shënimit të…
Sport
Arsenali ka siguruar transferimin e sulmuesit Josip Drmic nga Nurnberg, ka njoftuar televizioni Sky i Gjermanisë.
Lajmi u bë i dytir nga Lothar Matthaus dhe u publikua në Twitter nga kolegu dhe ish sulmuesi i Sëindon dhe Middlesbrough, Jan Aage Fjortoft.
21-vjeçari Drmic spekulohej me transferim në Emirates në periudhën e fundit, pas shënimit të 15 golave në 26 ndeshje për ekipin e tij në Bundesligë këtë sezon.
Nëse njoftimet dalin të vërteta, i riu do të jetë një përforcim tipik i Arsene Wengerit, i uritur të dëshmohet në Premierligë.
Drmic iu bashkua Nurnbergut nga Zurich nga vendlindja e tij në Zvicër në verën e shkuar, por ka lënë përshtypje të mira në Gjermani.
Ai është bashkëlojtar me Xherdan Shaqiri, Granit Xhakën e futbollistët e tjerë kosovarë, anëtarë të ekipit të Zvicrës.