Arsenali siguron gjysmëfinalen

Arsenali mposhti Evertonin me rezultat të thellë 4:1 dhe kaloi në gjysmëfinale të FA Cup. Gjiganti londinez fitoi bindshëm duke mbajtur gjallë shpresat për të përfunduar sezonin me së paku një titull, që është edhe gara e fundit në të cilën kanë triumfuar më 2005. Mesut Ozil i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën…

Sport

08/03/2014 14:37

Arsenali mposhti Evertonin me rezultat të thellë 4:1 dhe kaloi në gjysmëfinale të FA Cup.

Gjiganti londinez fitoi bindshëm duke mbajtur gjallë shpresat për të përfunduar sezonin me së paku një titull, që është edhe gara e fundit në të cilën kanë triumfuar më 2005.

Mesut Ozil i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e shtatë, por Romelu Lukaku ktheu Evertonin në lojë duke barazuar rezultatin pas rreth gjysmë ore lojë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, kurse Arsenali shpërtheu në të dytën.

Mikel Arteta realizoi nga penalltia në minutën e 68’të, kurse sulmuesi Olivier Giroud shënoi dy herë brenda dy minutave, 83 dhe 85, duke siguruar fitoren e thellë të skuadrës së tij dhe kualifikimin për në gjysmëfinale të FA Cup.